ilustrim: Naser Fejza

Moti sot

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbizotërojë mot kryesisht me diell.

Siç ka njoftuar Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK), temperaturat maksimale parashihen të arrijnë deri 10 gradë, kurse minimalet zbresin deri -4 gradë celsius.

Në fushat termike parashihen rritje, kryesisht në vlerat e maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten në vlerat e lehta negative.

Gjithashtu sipas njoftimit, do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga jugperëndimi dhe verilindja.