Moti pjesërisht i vranët

Në vendin tonë sot do të mbajë mot diell dhe pjesërisht i vranët.

Në fushat barike do të ketë ngritje të vlerave, dukshëm mbi ato normale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.