Liqeni i Batllavës - Foto: KALLXO.com

Moti përgjatë kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot mjaft dinamik , i shoqëruar me erëra në formë stuhish, shkarkime rrufesh, me shi dhe vende-vende parashihen edhe reshje breshëri.

Sipas njoftimit të Institutit, ky mot vije si pasojë e fushave të fuqishme termike të ardhura nga Afrika Veriore, të cilat mbizotëruan ditëve të fundit mbi gadishullin tonë .

“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius,ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë në intervale të shkurta kohore. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokale e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.