Moti - Foto: KALLXO.com

Moti përgjatë gjithë javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë këtyre pesë ditëve do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas IHMK të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas parashikimeve, vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë tipike pranverore.

Ditën e martë pritet të mbajë mot me vranësira të dendura.

Sipas parashikimeve, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar, e me periudhe të shkurta edhe të intensitetit të lartë.

“Temperaturat maksimale parashihen të shenojnë rënie, derisa ato minimalet do të shënojnë rritje”, njofton IHMK.

Të mërkurën në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell.

Sipas IHMK-së, nëpër zona të kufizuara ka mundësi për riga shiu të intensitetit të dobët.