Moti përgjatë gjithë javës
12.9.2022 - 08:43
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.
“Do të ketë orë më shumë me diell se java e fundit. Sa i përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, derisa minimalet do shënojnë ulje në një shifrorë”- thuhet në njoftim.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.