Liqeni i Batllavës - Foto: KALLXO.com

Moti për të premten e të shtunën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur së në dy ditët e ardhshme të kësaj jave do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHK-së, nuk parashihet të ketë reshje shiu.

Temperaturat minimale do të pësojnë ulje ndërsa ato maksimale do të mbesin konstante.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë dy ditëve në vazhdim do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.