Moti për të premten dhe të shtunën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët e ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot kryesisht të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat do të shoqërohen me riga shiu.

Sa u përket temperaturave ato do të shënojnë rritje ditën e shtunë ndërsa të premten do të jetë temperature e njëjtë me temperaturat e ditëve të fundit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë dy ditëve në vazhdim do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit.