Foto: KALLXO.com

Moti për të premten dhe të shtunën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur së në dy ditët e ardhshme të kësaj jave do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHK-së, dita e shtunë do të karakterizohet me mot kryesisht të ngjashëm por vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët.

Po ashtu, sipas Institutit në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësit në trafik këshillohen të kenë kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale do të pësojnë ulje ndërsa ato maksimale do të mbesin konstante.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë dy ditëve në vazhdim do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.