Foto: Atdhe Mulla

Moti për të premten dhe të shtunën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur motin për dy ditët e ardhshme në vendin tonë.

Për të premten dhe të shtunën është paraparë kryesisht mot i vranët me reshje të dobëta bore në viset malore, kryesisht në veri, ndërsa në perëndim dhe jugperëndim reshjet parashihen të jenë të dendura.

Në fushat termike parashihen rritje të lehta, kryesisht në temperaturat maksimale, ndërsa minimalet do të jenë pothuajse konstante me ditët e fundit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.

Ndërsa pritet të fryjë një erë kryesisht nga verilindja.