Liqeni i Batllavës - Foto: KALLXO.com

Moti për të premten dhe të shtunën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur motin për në dy ditët e ardhshme në vendin tonë.

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu.

Ndërsa të shtunën mot i vranët dhe me intervale me diell, por relativisht i ftohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri + 4 gradë kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë dy ditëve në vazhdim do të fryjë erë kryesisht nga juglindja.