Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për të hënën

Në Kosovë, sot më 19.08.2024, pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se gjatë ditës parashihet që vranësirat të sjellin riga shiu të përcjella me rrufe.

Disa zona të izoluara, sipas IHMK-së rrezikohen nga breshri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse ato maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe në disa vende e fortë.