Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për të enjten

Në Kosovë, sot, më 15.08.2024, parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë të izoluar shiu.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.