Moti, Foto: KALLXO.com

Moti për të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon për të dielën mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.

Në mëngjes dhe gjatë natës parashihet ngrica dhe kushte për mjegull.

Temperaturat minimale më 19.01.2025 do të jenë ndërmjet -8°C dhe -°5 ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 3°C.

“Era do të fryjë nga veriperendimi me shpejtësi 1-2m/s” – thuhet në njoftimin e IHMK-së për datën 19.01.2025.

IHMK rekomandon që pjesëmarrësit në komunikacion duhet të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të kushteve të reduktuara të dukshmëris dhe ngricave.

Ndërsa për qytetarët rekomandohet të kufizojnë daljet e panevojshme, sidomos gjatë periudhave të ndotjes së lartë, si dhe të përdorin maska mbrojtëse kur është e nevojshme.