Ilustrim, Bora në rrugët e Kosovës

Moti për sot, kjo është cilësia e ajrit

Mbi vendtin tonë edhe sot pritet të ketë reshje botre.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të ulen deri -3 gradë Celsius, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri në 11 gradë Celsius.

Java e dytë e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen reshje shiu dhe bore.

Temperaturat do të kenë rritje të lehta në të dy vlerat, sidomos nga dita e mërkurë.

Minimalet parashihen të ulen deri -3 gradë, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri 11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Cilësia e ajrit në mëngjesin e sotëm në Prishtinë është mesatare.

Sipas matësve të cilësisë së ajrit të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, indeksi i ajrit në orën 10:00 të mëngjesit ishte 58 AQI.

Kjo AQI tregon se cilësia e ajrit konsiderohet si e kënaqshme dhe ndotja e ajrit në këtë nivel paraqet rrezik të vogël apo nuk paraqet fare rrezik.

Indeksi i cilësisë së ajrit (AQI), i kthen të dhënat e cilësisë së ajrit në numra dhe ngjyra për t’ju ndihmuar njerëzve të kuptojnë se kur duhet marrë masa për ta mbrojtur shëndetin e tyre.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë, mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.