Moti për sot dhe përgjatë dy ditëve të vikendit

Mbi vendin tonë sot pritet mot më i butë, me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit. Në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 4 gradë celsius ndërsa maksimalet pritet të shkojnë deri në 8 gradë celsius.

Pas kalimit të ciklonit, të shtunën mbrëma do të mbajë mot më i ftohtë, e nga Mesdheu do të shtrihen fusha anticiklonike që sjellin kthjellime.

Nga dita e hënë masa më të ngrohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon që do të vazhdojnë të rrisin tutje temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.