Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti për sot dhe nesër

Sot dhe nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat nesër vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu.

Dita e enjte parashikohet të jetë kryesisht me diell por vranësirat mund të jenë prezente në vise malore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, njofton IHMK.