Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti për sot dhe nesër

Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshje të intensitetit mesatar parashihen të shtrihen për gjatë relievit malor, kryesisht në perëndim dhe jugperëndim të vendit, deri sa në viset me lartësi të ulëta dhe mesatare do të ketë më pak reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius.

Indeksi i rrezeve ultra-vjollcë mbetet i lartë sipas IHMK-së.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.

Gjatë fundjavës parashihet të mbajë moti i qëndrueshëm dhe me intervale të gjata me diell.