Liqeni i Batllavës - Foto: KALLXO.com

Moti për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se më 25 dhe 26 maj, në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të izoluara shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperendimit me shpejtësi 1-7m/s.

Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit. Reshje më të theksuar priten kah fundi i javës dhe fillimi i saj”, thuhet në njoftim.