Moti për sot dhe nesër

Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu.

Të shtunën mot i vranët dhe me intervale me diell, por relativisht i ftohët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri + 4 gradë kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.