Moti për sot dhe nesër

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Në mëngjes parashihet të ketë mjegull, kjo si pasojë e inversionit dhe proceseve fizike në fushat termike.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Poashtu bëhet e ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.