Moti - Ilustrim

Moti për sot dhe ditët në vijim

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët.

Në orët e mëngjesit pritet të ketë riga shiu, të cilat në orët e mesditës mund të kalojnë në rrebeshe lokale shiu e stuhi.

Temperaturat do të sillen në mes 7 e 15 gradë Celsius.

Edhe nesër, pritet mot me vranësira, të cilat në mesditë mund të sjellin reshje lokale shiu.

Temperaturat nuk pritet të pësojnë ndryshime, ato do te sillen në mes 7 e 15 grade Celsius.

Gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, ku do të dominojnë vranësirat.

Në orët e pasdites mund të ketë rrebeshe lokale shiu, të përcjella me bubullimë.

Temperaturat do te sillen në mes 7 e 16 gradë Celsius.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!