Moti për sot dhe ditët në vazhdim

Sipas parashikimit të meteorologëve, sot, dita do të fillojë me mot kryesisht të vranët, me kalimin e kohës vranësirat do të vijnë duke u shtuar, kështu do të kemi dominim të tyre, kurse në orët e mbrëmjes vranësirat gradualisht do të tërhiqen dhe dita do të përfundojë me mot kryesisht të vranët.

Temperaturat do të sillën në mes 6 e 17 gradë Celsius.

Nesër, pritet të kemi vetëm vranësira kalimtare, kurse temperaturat do të sillën në mes 4 e 18 gradë Celsius.

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, fundjava do të karakterizohet me mot kryesisht të kthjellët.

Temperaturat e mëngjesit do të sillën në mes 3 e 6 gradë Celsius, kurse ato maksimale në mes 21 e 24 gradë Celsius./21Media