Moti për sot

Pas këtyre temperaturave dhe rrezeve të diellit që përfshinë vendin tonë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjendja sinoptike do të ndryshojë dukshëm, si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë polare.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me reshje.

Sipas Institutit, fillimisht do të ketë riga shiu, meqë temperaturat janë në vlerat pozitive.

“Mirëpo, pas rënies së fushave termike, rigat e shiut do të shoqërohen në reshje bore”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.