Moti për sot

Pas këtyre ditëve me temperatura të larta, dukshëm mbi vlerat e mesatareve, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parasheh që vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të ftohta, duke ju afruar vlerave të temperaturave mesatare të muajit që jemi.
“Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu, ndërsa në viset e larta parashihen fjolla bore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.