Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e muajit prill do të karakterizohet me mot kryesisht me diell.

Vranësirat e pakta që do të jenë prezent, mund të krijojnë kushte për ndonjë rigë shiu pas ditës së mërkurë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-24 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë mesatar deri i lartë në orët e mesditës.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit”, njofton IHMK-ja.