Moti për sot

Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë pritet të mbajë moti i vranët dhe më shi.

Temperaturat minimale parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë celsius, njofton IHMK.

Të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë. Në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull.

Të premten sërish parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të shiut.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.