
Ilustrim: NASER FEJZA
Moti për sot
25.3.2025 - 08:52
Mbi vendin tonë sot, më 25.03.2025, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat mund të sjellin riga lokale shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri në 18 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.
Përgjatë javës, sipas IHMK-së, priten reshje të konsiderueshme dhe përmirësim i kushteve agrometeorologjike. Në disa zona me infrastrukturë të dobët ekziston mundësia për vërshime të shpejta, për shkak të intensitetit të reshjeve.