
Ilustrim: NASER FEJZA
Moti për sot
14.2.2025 - 09:00
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot, më 14.02.2025, moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell.
“Vranësirat mund të sjellin vende-vende riga të dobëta shiu.” – njofton IHMK.
“Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri 0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-5 m/s.” – njofton IHMK.