Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot, më 11.02.2025, pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.” – njofton IHMK.