
Ilustrim: NASER FEJZA
Moti për sot
07.2.2025 - 08:58
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot, më 07.02.2025, moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell.
Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5°C deri -3°C, ndërsa maksimalet nga 4°C deri në 7°C.
Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.