
Ilustrim: NASER FEJZA
Moti për sot
06.2.2025 - 08:45
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, më 06.02.2025, mbi vendin tonë parashikohet mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga -6°C deri -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 4°C deri në 7°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.