Moti
Moti për sot
08.12.2024 - 08:21
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti do të jetë kryesisht i vranët.
Në ultësira pritet të ketë mjegull ndërsa në viset malore do të shfaqen ngrica të lehta.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në +1°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 6 deri në 9°C.
“Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s” – përfundon njoftimi për motin që do të mbajë të dielen, më 08.12.2024.