Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti për sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s” – thuhet në njoftimin për motin që do të mbajë më 08.08.2024.