Ilustrim: NASER FEJZA
Moti për sot
Në vendin tonë sot (11.07.2024) pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi juglindje me shpejtësi 1-4m/s.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta.
Këshillat që i ka dhënë Ministria për t’i përballuar këto ditë me mot të nxehtë janë: Hidratimi, qëndrimi në hije, veshja e përshtatshme për verë, aplikimi i kremit të diellit dhe aplikimi i pauzave në rast të punës në ambient të jashtëm.
“Pini shumë ujë gjatë gjithë ditës, shmangni diellin gjatë orëve të pikut (10:00-16:00), vishni rroba të lehta, të gjera dhe me ngjyra të hapura, përdorni krem mbrojtës me faktorë të lartë, bëni pauza të rregullta nëse punoni jashtë”- thuhet në njoftim.
E në rast se qytetarët hasin në ndonjë person me shenja të goditjes nga nxehtësia u kërkohet të telefonojnë institucionet por edhe t’u ofrojnë ndihmën e parë.
“Vendosni personin në hije, ofroni ujë dhe freskim të trupit”- këshillon Ministria.