Ilustrim: NASER FEJZA
Moti për sot
10.7.2024 - 08:36
Mbi vendin tonë sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen kryesisht gjatë relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 14 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30 deri në 34 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.