Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka parashikuar për sot mot me diell, ndërsa vranësira të mesme parashihen për rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen tëlëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.

Sipas parashikimit, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes.

“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë tëpopullatës me sëmundje kronike. Preferohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP-së. Kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit për shkak të indeksit UV të lartë” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.