Moti për sot

Mbi vendin tonë sot dhe nesër pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Të enjten ka mundësi që në vende të izoluara të ketë riga shiu në formë stuhie.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit mesatare dhe lokalisht e fortë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.