
Moti/Ilustrim-Lagjia 'Dardania'
Moti për sot
17.5.2023 - 08:48
Mbi vendin ton sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por edhe me intervale të shkurta me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri në 17 gradë Celsius.
Gjatë dy ditëve të ardhshme, parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s, njofton IHMK.