Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta dhe të izoluara shiu.

Temperaturat do të zbresin në vlera një shifrore.

Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht gjysma e parë e javës, ndërsa drejtimi do të jetë nga verilindja dhe juglindja.