
Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com
Moti për sot
19.3.2023 - 08:10
Instituti Hidrometerelogjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 1 gradë, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 17 gradë Celsius.
“Do të fryejë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i lindjes dhe juglindjes” – ka njoftuar IHMK-ja.