
Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com
Moti për sot
19.2.2023 - 08:13
Sot mbi vendin tonë është parashikuar të jetë mot kryesisht me diell dhe i qendrueshëm.
Sipas Institutit Hidrometereologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet 12 deri në 16 gradë Celsius.
“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi gadishullin e Ballkanit që nga java e dytë e muajit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe jugperendimi” – thuhet në njoftim.