Prishitna, Foto: KALLXO.com

Moti për sot

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës ka parashikuar sot të bie borë në viset e larta malore, ndërsa në viset e ulëta rishje shiu të shoqëruara me fjolla bore.

Sipas njoftimit, shtresa të borës parashihen vetëm në viset e larta.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s”- thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometereologjik të Kosovës.