Moti për sot

Sipas Institutit Meteorologjik të Kosovës, sot parashihen më shumë vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

Të mërkurën parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius,
Sipas IHMK-së, të enjten do të ketë mot kryesisht të ngjashëm, minimalet pritet të jenë ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

Të premten parashihet të ketë mot të freskët. Temperaturat minimale pritet të jenë ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Ndërsa fundjava parashihet me kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje shiu.

“Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit” – thuhet nga HMK.