Moti për sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të ketë stabilizim të motit.

Mëngjeset parashihen të jenë relativisht të freskëta dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare” – thuhet në njoftim.

Sipas IHMK-së, kushtet agrometeorologjike gjithashtu janë shumë të mira, sepse kishim reshje të mjaftueshme dhe kjo situatë agrometeorologjike iu mundëson bujqve që më lehtë t’i mbjellin tokat e tyre me kulturën e grurit.

“Sepse afati i mbjelljes mund të filloj kah mesi i javës së ardhshme e për të vazhduar deri në fund të tetorit” – thuhet në njoftim.