Prishitna, Foto: KALLXO.com

Moti për sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot kryesisht i qetë, me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat parashihen, që në pjesën perëndimore, kryesisht në Junik dhe vendet për rreth viseve malore, të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes” – thuhet në njoftim.