Moti për sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot sërish pritet të ketë ndryshime të vogla të motit, duke mundësuar kushte për riga shiu.

Fundjava parashihet të jetë kryesisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-21 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit” – thuhet në njoftim.

Më tej , në njoftim thuhet se kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare.