Moti për sot

Mot i vranët dhe vende-vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pjesën e parë të ditës së sotme.

Të shtunën pritet mot me vranësira dhe relativisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare” – thuhet në njoftimin e Institutit Meteorologjik të Kosovës.

Instituti ka njoftuar se që nga dje, 1 shtator, ka filluar stina e vjeshtës Meteorologjike.

“Dhe ndryshimet e lehta në të gjitha elementet meteorologjike vetëm se po vërehen, si në reshje, ashtu edhe në ulje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme” – theksohet në njoftim.