Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti për sot

Mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me diell, temperaturat maksimale gjatë javës priten të arrijnë ditën e martë, ndërsa gjatë ditës së enjte parashihen kushte për reshje shiu.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes 1-6 m/s”, njofton IHMK.