Moti për sot

Mbi vendin tonë sot pritet të mbajë mot me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius.

Indeksi UV në këto dy ditë të ardhshme parashihet të jetë në vlera të larta, pasi që rrezet e diellit do të jenë prezent pothuaj gjatë gjithë ditës.