Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti për sot

Mbi vendin tonë sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.

Instituti Hidrometeorologjik njofton se pasdite në zonat malore në jugperëndim mund të priten zhvillime lokale të vranësirave, të cilat ka gjasa të vogla të sjellin reshje të shkurtra të shiut, era e dobët, e ndryshueshme.

Temperatura e mëngjesit nga 6 deri në 11, ndërsa ajo më e larta ditore deri në 26 gradë.